Policia tregon gjendjen e të plagosurit në Shirokë të Suharekës dhe shkakun e ngjarjes

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmë në Shirokë të Suharekës, ku sipas policisë, deri te ngjarja ka ardhur pas një mosmarrëveshjeje verbale mes tre personave.Policia tha se i plagosuri ka pranuar tretman mjekësor në QKMF në Suharekë, ndërsa më pas është dërguar në Spitalin e Prizrenit.“Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKMF Suharekë e pastaj është dërguar në spitalin e Prizrenit i cili pas intervenimit kirurgjik është liruar. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh.Në raportin 24 orësh, policia e ka cilësuar rastin si “vrasje në tentativë”.