Çaste poetike me poeten;-Lubi H. TOTA

Mos më rri idhnue!

———————————–

Mos më rri idhnue, jo unë nuk kam faj

Dashuria qënka, her gaz, dhe her vaj…

Kërkoja dy fjalë, zemrës që të don,

Të duash dikën, vet zemra kërkon.

Lotët nëpër faqe aspak s’ti duroj,

Kur ti ke trishtim, dhe unë nis vajtoj,

Për ty dashurinë, e kam mbjell më zemër,

Ti je veç dashni,nuk ke tjetër emër,.

Të pushoj veç pak në mendimet tua,

Nuk dua më shumë, as më pak nuk dua !

Ti shikoj dy sytë, që më ngjajnë me detin,

Pak fjalë të ëmbla,dhe ta heq sikletin.

Sa her shkruaj vargje, ti për mu je muzë,

Lot që për ty i derdha ,u zgjatën tërkuzë,

Një fjalë të ëmbël unë e prees nga ti,

Kjo jetë është e mbush, her lot, her dashni.

Sa her shfletoj librat, romane lexoj,

Kuvendoj me vargjet, dhe për ty mendoj,

Nuk di a ke ngrën,nuk di a ke pi,

Nuk di ku jeton, nuk di me kënd rri.

Malli me ka marrë, për n’jat buzëqeshje,

Pranverë do ta ktheje, ti këtë ditë vjeshte,

I harroj krej hallet, këngë e melodi,

E harroj dhe veten, kur të kujtoj ty,

Lexo me ngadalë, vargjet pa mbarim

Këtu sot ka shkruar, me lot shpirti im,

Kjo stinë nëpër shi, më përcolli varg,

Ti je dashuria, vjeshta ngelet art!

Shkroi SULBIE .H.SHEHU

/QendraPress/