Çaste poetike me poeten;-Violeta Zogaj TELAKU

Gjysma ime..
( motrave binjake)
——————————
Ti je unë, unë, jam ti
Motra ime, gjysma ime ti
Ne jemi një shpirt e jemi një zemër
Kësaj që jemi ne, nuk di ti vë emër
Ti je drita ime, pa të cilën nuk shoh
Ti je ajri im pa të cilin nuk frymoj
Ti je kënga ime, që me gëzim e këndoj
Ti je jeta ime, pa ty nuk jetoj
Ti je fytyra që aq shumë dua ta shoh
Ti je syri që se dua kurrë me lot
Ti je frymëmarrja që nuk ngopem dot
Me ty dua të jem edhe në të përtejmen botë
Shpirti im binjak, buzëqesh gjithmonë
Le te lumturohet gjysma jote tjeter
Gëzohu tê lutem, e jeto me hare
Nga lumturia jote, unë fluturoj mbi re
Hec e sigurt, mos e ndalo hapin
Në çdo rrugëtim njera tjetren per dore ta kapim
Ta mbajm njera tjetren
Dorë për dorë shtrënguar
Kurre nga njera tjetra për t mos u larguar
Mos loto të lutem, gjysma ime
Zemra ime pastaj ndahet në thërrime
Motra ime ti, ti mos u trishto
Te lutem o shpirt mos u shqetëso
Qka tê prek ty, më prek edhe mua
S duroj ty tê preket as edhe një thua
S duroj asgjê e keqe mbi ty te kaloj
Derisa unë jam , derisa unë jetoj
Nanën tonë të dashur
Zoti e bekoftê
Të mira pa fund asaj I dhuroftê
Për dhuratên qê nê jetê, ajo më ka dhënë
Kurrë s do gjej fjalët më tê mira për t ia thënë
Për gjysmën time më tê mirë
që bashkë na solli në jetë
Në këtê, dhe tjetrên botë
Veç tê mira shpirti I saj gjettë!
/QendraPress/