Çaste poetike me poetin;-Destan UKAJ

ËNDRRA E MALL
—————————-
Nën malin me shkoza në Balec
Njerëz e të përgjumur bashkë flejnë
Eci ngadal pa buzëqeshje mos
ua prishi gjumin në heshtje…
Me rradhë shkronjat u lexova i kujtova
Në gurët e mermerit u pushonte koka
Fluturat me ngjyra ishin nxirr në korba.
Ylberi pa shi, pa freski
Erdha vet nuk më solli njeri.
Njoha një dorë , dikur e përgdhelur, nga posht
Një zë i ëmbël nane.
Shko, ke kohë, jetoje jetën tande…!
/QendraPress/