Çaste poetike me poetin;-Sahit F, OSMANI

NË PYLLIN VJESHTOR
——————————–
Fryn erë e çmendur
Zhvesh e dredh gjethet
Idhtas me tërbim i fluturon n’ajri
Ç’mashtrim ishte pranvera
çtrishtim solli vjeshta…
Kris shpirti brenda kur sheh zogjtë në ikje.
Shiun dërgon qielli me pëshpërimë te toka
Gjethet janë çmendur nga flakërimi i tyre
Pemët e zhveshura thellë i ngulin rrënjët
Me gishtërinj mbledhin gjethet buzëprush.
E në degët e tyre
Në vend të këngës së zogjve
Qajnë çerdhet e zbrazura…
Dhe klith qyqja!
/QendraPress/