Në muajin Tetor – muajin e ndërgjegjësimit-Agnesa Thaçi KUREJSHI

Në muajin Tetor – muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit marrja pjesë në një ceremoni kushtuar këtij qëllimi të prek thellë. Simbolet rozë, fjalët e guximit dhe fytyrat e atyre që kanë luftuar e luftojnë çdo ditë të kujtojnë forcën e jashtëzakonshme të njeriut përballë sfidës. Është një përjetim që të mbush me respekt dhe dhembshuri, por edhe me përgjegjësi për të përhapur vetëdijen lidhur me luftimin e kësaj sëmundje. Në ato momente kuptojmë se shpresa nuk është vetëm një fjalë, por një energji që na bashkon të gjithëve.Faleminderit për ftesën organizatores”Gratëburrnesha”/QendraPress/