Çaste poetike me poeten:- Miradije Zymberi AVDULLAHI

Trojeve Arbërore
——————–
Sot shetita Shqipërinë,
Me mjerimin e Migjenit,
Si këngë të pakëndume
Mora me vete
Dhe stinën pranverore
Të këngëve të rinisë,
Me mallin zgjuar në shpirt
Pashë e shetita Shkodrën
Pëllëmbë për pëllëmbë!
Shetita fusha e gjëra me lule,
Majet e bjeshkëve të larta,
Shoqëruar me Bagëtitë e bujqësinë
E të madhit Naim!
Dhe Çajupi më përcolli
Mbi malin e uruar të Tomorrit,
Që me kokën prekte diellin,
Dhe unë nga aty desha
Për të prekur qiellin,
I kërkova krahët
Të më fal Shqiponja,
Të fluturoj mbi trojet e Ilirisë
Të ndjej andej Sa ngrohtësi përcjell
Në zemrat e Shqiptarisë Shetita,
po ku nuk shetita,
Trojet e shqipes krenare,
Shoqëruar me shpirtat
E fjalët e bukura
Të burrave të mëdhenj
Të poetëve Kombëtar!
Dhe dikur u zgjova
Nga kjo ëndërr,
Nostalgjia më kish larguar nga realiteti
Valët e Zërit të Arbërit
Më kishin bartur në vete
Qiellit e tokës Arbërore
Sikur një lundër mbi val’dete!
/QendraPress/