Çaste poetike me poetin;- Asllan MIFTARI

DASHURIA PËR VENDIN TIM
—————————-
Shkova e nga nuk shkova
Madje…., anembanë…
Natyrë perlë si e vendit tim
Askund sytë nuk më panë..!
Tek ne dhe lulet më të bukura
Me aromë e lloj – lloj ngjyra
Lule që, askund syri nuk m’i pa
Dhuratë bio nga natyra !
Atje dhe stinët janë të bekuara
Dimrit i thonë dimër, verës…,verë
Kënga e zogjëve të shëron shpirtin
Ku sjellin të bukurën pranverë !
Rapsodia e kënga labçe
Kur rastësisht e dëgjoja në ndonjë makinë
Me mbushej shpirti e gulfonte zemra
Sikur jam në ëndërr, apo në fluturim !
Dhe gjuha ndryshe tingëllonte
Kur këndonin gjuhën e vendit tim
Gjuhë.., që të shëronte shpirtin
Më e bukura në botë ! –
Pa dyshim ! As dashuri, askund nuk gjeta
Siç është dashuri në vendin tim
Ndonëse të ndryshëm në fe e bindje
Kryefjalë e jonë ! –
Uniteti vëllazërim – bashkim !
As ngrohtësi si tek ne nuk gjeta
Ndonëse kishin, më shumë pasuri
Tek ne, dhe se disi më të varfër
Gëzohet i madh, gjer më i vogli fëmijë !
Ndaj ngado që shkova e pashë
Me kokën pas, nga atdheu im
Balta më e ëmbël se mjalta, thotë
Çajupi i madh
Atje dua të përmbush,
ëndrrën dhe misionin tim !