Policia gjen drogë, armë e municion në Prizren, arrestohen pesë persona

Policia e Kosovës ka kryer bastisje të premten në Prizren, në një pronë të disa personave.
Sipas policisë, gjatë bastisjes u gjetën dhe u sekuestruan 21.77 gramë marihuanë, 25 gramë kokainë, tre grinder, një AK 47, dy shufra metali, një elektroshok, 251 fishekë dhe dy revole.
Nga ky aksion, pesë persona u arrestuan, ku njëri prej tyre u dërgua në mbajtje, derisa katër të tjerët u liruan në procedurë të rregullt.
“Njësitë policore me autorizim të prokurorit kanë bastisur pronën e të dyshuarve meshkuj kosovarë, ku janë gjetur dhe sekuestruar: 21.77 gramë marihuanë, 25 gramë kokainë, tre grinder, një AK 47, dy shufra metali, një elektroshok, 251 fishekë dhe dy revole. Lidhur me rastin janë arrestuar 5 persona dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri dërgohet në mbajtje, ndërsa 4 lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.