Fryma poetike e së dielës me poeten;-Nazmije HASANI

——————————

Petaleve të lulejetës ka zënë vend krimbi.

Po s’mund e zbeh dot tënden bukuri,

Me helm injektohesh të helmosh krimbin,

Lufton e qëndron tërë madhështi.

Lufton, ta gëzosh jetën që aq shumë e do.

Rrënjët e degët e tua edhe më tej t’i ermosh.

Tu zgjatësh jetë,

Me gonxhe ti zbukurosh

Bukuri shpirti, jotja bukuri.

Me shpresën, forcën, vetbesimin

E t’gjithpushtetshmen dashuri,

Jo vetëm shëron veten

E zhbën kancerin e zi,

Po dhe botën mund ta shërosh nga babëzitë.

Ti mundesh, ji vetëvetja!

Forcën tënde Vëre n’shërbim t’njerëzisë