Çaste poetike me poeten;-Arjana Fetahu GABA

Dashuria të bën të vraposh…

——————————————–

Dashuria të bën të vraposh përmes frikës,

E mos të pyesesh çfarë digjet më tej,

Ajo rend të gjejë shtigjet e dritës,

E përgjigje kërkon nëpër qiej.

Ajo të mëson si lotet ti tretesh,

E një buzëqeshje faqeve ti vesh,

Ty shpirti të kalnon në gjendje poetesh,

E me ëndrra fillon që të flesh.

Ti ,mëson veten si të ngrihesh në këmbë,

Me kuajt e eger fillon të ngjasosh,

Nga plaga e marrë s’ta ndjen se dhëmb,

Drejt lirisë vazhdon t’kalërosh.

Agime të purpurt krahët të hapin,

Dhe një portë e bardhë po aty të pret,

Zemra gjithmonë të sigurt ka vrapin,

Dhe arsye të fortë pse godet.

Arjana Fetahu Gaba /QendraPress/