Çaste poetike me poeten;-Alma MEHMETI

Nostalgji
—————————-
Sa herë kthehem në folenë e vjetër,
Malli më mbyt për rininë e shkuar,
Mes kujtimesh, palosur rri një letër,
Që e kam mbajtur me vete — kurrë harruar.
Rëndon kjo letër, mbushur emocione,
Në një sirtar të zemrës, pluhurosur,
Mbuluar errësirës në hone,
Pas ka lënë shpirtin e plagosur.
Në folenë e vjetër — shtrati mbushur kujtime,
Ku zemra i ka mbyllur me dry çeliku,
Kudo që ka nisur të rejat fluturime,
Një lot të kristaltë i ka ruajtur qerpiku.
Në çdo trishtim zemre, kthehen kujtime,
Ilaçet e jetës s’u bënë ngushëllime.
/QendraPress/