Çaste poetike me poeten;-Valbona HOTI

Ajo që është e shkruar do të ndodhë
———————————————
Në dritën e agimit, fati rri i heshtur,
si fjala në letër, ende e pashkruar.
Era i përzien dëshirat me kujtimet,
por rruga e jetës veç një shteg ka zgjedhur.
Mund të ndalesh, mund të qash, mund të lutesh,
por ajo që është e shkruar, do të ndodhë.
Yjet nuk ndalen për një zemër të thyer,
as koha s’kthehet për një ëndërr që shkonë.
Në duart e Zotit fshihet çdo arsye,
çdo pse që zemra s’e kupton dot.
Pranoje stuhinë, përqafoje dritën,
se ajo që është e shkruar do të ndodhë.
/QendraPress/