Çaste poetike me poeten;-Hatixhe Çollaku ADEMAJ

Unë
————————
Bjeshka, rreljefshkruar nga rrëketë ndër mote,
pyllin e dendur trupit veshur,
damarët rrjedhë — burimesh malore,
dalë nga gjoksi i gurt.
Veç zana e kreshnikë mëkova.
Unë,
rreljefthyera kreshtave,
ku folenizojnë shqiponjat.
Unë, hallemadhja,
nga bora kurrizrënduar
e stuhish rrahur trupit.
Pikë-pikë lotët —
stallaktite shpellash mermeri,
brenda ndërtuar.
Unë, zemërzjarrta,
nga vullkanët dikur,
sot diamant formësuar.
Unë — zemërnana!
/QendraPress/