Çaste poetike me poeten:-Shahe RAMA

Nuk harrohesh

—————————-

Kishim prindër të bekuar

Me gjithësej shtatë fëmijë

Ty të kishim mē të riun,

Zog të bardhē gjithë dashuri.

Nuk me ikën dot nga mendja

As nga zemra edhe shpirti

Ashtu dua – të qëndrosh

Sikur lot n’maje çerpiku.

Po si ndodhi qē mē ike

Një varr hape mu në gji

Përnjēherë gjithçka zvogëluar

Zhdukur diku e bërë hi.

Asnjë ditē më nuk ka gëzimin

Qē e njihnim ne dikur

Mbase tretur diku reve,

Humbur rrugën si një gur.

Në një çast sikur më ftove

Eja ikim bashkë të dy

U gëzova – ikim thashë

Ishte veç një ëndërr gri.

Seç më vjen ai zë i ëmbël,.

Kur të kujtoj duke qesh

Nuk shkëputem dot nga zëri

Me shpirt afër do më kesh.

Do të dua përtej botës

Përtej qiellit përtej reve

Ta urova gjithë parajsën

Nuk e di – athua e ndjeve!?

Përjetë me ne Hevzi!

Shahe Rama

/QendraPress/