Behgjet Pacolli jep dorëheqjen nga kryetar i AKR-së

                       Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka dhënë dorëheqjen javë më parë nga kreu i këtij subjekti politik. Në vend të tij ë caktuar ushtrues detyre i Presidentit të AKR-së, Vesel Makolli, i cili edhe e ka konfirmuar lajmin për media.

Makolli tha se në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ) janë të njoftuar me ndryshimin.

“Zoti Pacolli ka dhanë dorëheqje para disa javësh dhe ne bazë te Statutit të partisë, me ka caktu Ushtrues Detyre i Presidentit te AKR-së.Ne KQZ janë të njoftum me ketë ndryshim” tha Makolli.  Behgjet Pacolli ishte kryetar i AKR-së që nga viti 2006 kur u formua ky subjekt politik