Çaste poetike me poetin:-Mevlan LUSHI

SODIS VENDIN TIM

——————————-

Vendin tim të bukur

Jam duke soditur

Mendja menjëherë shkon

Te njerëzit që kanë ikur.

Jo vetëm ata

Që në emigrim kanë shkuar

Por më tepër po kujtoj

Ata që jetë kanë ndërruar.

Isha veçse një fëmi

Kur me prindërit këtu vinim

Mbillnim për vitin tjetër

Të korrurat i shinim.

Në mbrëmje tufat

Vinin radhë radhë

Sepse kooperativa

Akoma s’pati ardhë.

Jeta në traditë

Me kohë është harruar

Modernja tashmë

E ka zëvendësuar.

Ajo kohë ka ikur

Është e perënduar

Dhe jeta me atëherë

S’ka të krahasuar.

Tek vështroj menduar

Në horizont nga larg

Si vigan qëndron

Më i lart Korab.

Bjeshkët përreth

Mbartin shumë histori

Burrat kanë luftuar

Për të mbrojtur kufij.

Sot n’vetmi kanë mbetur

Gjurmë stanesh rrënuar

Jeta që dikur vlonte

Sot është arkivuar.

M. Lushi, shtator 2025

(fotot nga arkivi)

/QendraPress/