Fryma poetike e së dielës me poeten:-Diana MEHMETI

Bukuria e shpirtit zbukuron mënt e kokës

—————————————————–

Vizitova qiell të bukur ,

Se janë pjekur manaferat

Erës flokët ia kam ndukur,

Në liqen i mbyta erërat.

Gjysmën malit ia kam ngjyer,

Janë strukur vetëtimat,

Peisazhi i përdëllyer

Po pret të dali nga vrimat!

Po ti eja gjysëm hënë,

Si më erdhe mbrëmë në vargje,

Pylli gjuhën ma ka ngrënë

Po zë dashuri në magje…

Dhe dy zogj të përqafuar,

M’u në cep të buzëprillit

Se di i kam vizatuar,

Ja ashtu…me cep të syrit!

Po ti eja eja sonte,

lehtas pa zhurmën e botës,

Inati që të ngacmonte,

M’i ka marrë mënd e kokës!

/QendraPress/