Abdixhiku: Mandatari e pranoi që nuk e ka shumicën

Kryetari i LDK Lumir Abdixhiku ka kundërshtuar që të debatojë në seancën kur është thirrur për t’u votuar formimi i qeverisë së re, raporton Ekonomia Online. Ai komentoi paraqitjen e Albin Kurti si mandatar për kryeministër, duke thënë se ai që në fillim e pranoi që nuk ka shumicën.
“Të nderuar zonja dhe zotërinj, LDK nuk sheh asnjë kuptim në debat sot, kur mandatari në fillim e pranon që nuk ka shumicë. Këtu sot do të duhej të lindte thelbi i vet demokracisë pra mazhoranca politike. Dhe nga mazhoranca më pas dalin vendimet madhore për Kosovën. Në këtë mungesë të njohjes bazike, dëgjuam në vend të ekspozesë, një përmbledhje pune, bukur fiktive që e kemi kryer legjislaturën e kaluar, tani jemi në legjislaturën e re, tani minimalisht duhej dinjitet. Dhe dinjiteti duhej të vinte në formën shqipe, burrërore, të pranojë nëse i ka ose s’i ka numra. Mungesa e dinjitetit ka sjellë në shkelje të paimagjinueshme”, tha ai.
Abdixhiku tha se nuk do të dëgjojë debat.
LDK nuk do të bëjë debat, na keni thënë numrat i kemi, urdhëroni mateni vetën me numra demokratik. Çdo arsyetim tjetër është drejt zgjedhjeve të reja, që sic duket po shkojmë”,

