Çaste poetike me poeten;- Florinda PLAKIQI

Çaste poetike me poeten;- Florinda PLAKIQI

Plagë të heshtjes

——————————-

Kam vallë një qytet,

ta mbyll ditën në zhurma t’tij?

Një fushë ku era nuk i flet,

vellës përrallore si rri nën hi!

Kam një natë për mallë,

t’mos e pyes ku kam hënë?

Një cep t’botës ku dukesh rrallë,

shpirt pas shpirti ku kam lënë!

Del një diell për këngë tjetër,

t’i lë sytë si re prej gëzimi?

Të flas me mallin kaq të vjetër,

të flas me ty qoftë orë amshimi!

/QendraPress/