Çaste poetike me poetin;- Mehdi KRASNIQI

EPILOG PROTESTE

———————————-

Vetëm me një thirrje me altoparlant

sheshi mbushet me njerëz

Habitesh kur e mëson sa guralecë

ka kryeqyteti ynë i mermertë

Protestuesit janë njerëz të papunë

ose me atdhe të shkelur në fyt

po edhe njerëz të mashtruar janë

Të nesërmën

asgjë

fillon të bie pulsi i pezmit

kafeteritë hapen

dhe duhanpirësit thithin tym cigaresh

asnjë politikan i lënduar

as i rrëzuar

përveç të sharë deri në majë koke

/QendraPress/