Çaste poetike me poeten;-Lubi H. TOTA

Ëndërr e gjatë!
————————–
Mbrëmë në ëndërr të pashë
Nuk di sa shumë u gëzova,
Nuk fola fjalë, asgjë nuk thash,
Renda pas teje të përqafova ,
Ti më vështroje me shumë habi,
Më hape krahët në përqafim,
Ca pika loti vijnë për çudi,
Mu mbushën sytë plot me gëzim,
Nuk di sa fjalë folëm në ëndërr,
Her buzëqeshja her derdhja lot
Një gjumë i gjatë gati në dehje,
Kur hapa sytë ti ishe larg..
Kërkova gjumë e ëndërr sërisht,
Por sytë e mi nuk kan më gjumë,
Heshtur vështroja fotografinë,
Dy sytë prej mallit lot derdhën lum,
Sa zbardhi dita shkrova dy fjalë,
Një mirëmëngjes nisa për ty,
Dhe të urova javë të mbarë,
Një ëndërr pres prap për çudi!
Shkroi Sulbie. H .Shehu
/QendraPress/
 
                                            
