Çaste poetike me poeten;-Adifete SHITI

Jam Dardane
————————-
Jam Dardane bijë mali e dielli,
në sytë e botës, një yll i vogël.
Por në histori, gur i pavdekshëm,
në gjakun tim flet shekulli i lashtë.
Nëna më thërret me zë shqiponje,
baba më quan shpate drite.
Ku shkruhet historia më zgjon thirrma,
Ilirida më dërgon selam në erë.
Në votrën time digjet përjetësia,
si lulëkuqe çel emri im në mote.
Jam këngë që s’venitet në stuhitë e kohës,
jam Dardane lindje e lirisë, e tokës, e shpirtit tim!
Adifete Shiti ©
/QendraPress/


