Fryma poetike e së dielës me poetin;-Bedri HALIMI

ZAHIR PAJAZITI
——————————
Nuk mund të kalohet stuhia pa ty
Tempull i pabraktisur
Ti dashuron përherë
E dritën ke te kryet
Ndarja nga atdheu nuk niset
Pa dhembje të re të plagës së vjetër
Edhe kur njerëzit duan të flenë
Ti bën roje me shpirtin epik
Të mos ketë kambana funeralesh
Nuk e di ç’kohë do të ishte pa ty
Nese dikush qesh me tragjedinë
E Ti kurrë nuk na le vetëm
Ti beson se dielli nuk vritet
Nuk ke lindur për atdhe të tjerë
Nuk duam të jesh kujtim
E tragjedia ta humb udhën
Ti nuk je diell shpërfillës
Ti je shpirt i furtunës
Me ty nuk na vjen vetmia
E kurrë s’do të na gjej
/QendraPress/