Fryma poetike e së dielës me poeten;- Gjelina Maçi KEÇI

Të pëndriturit …

(At Gjergj Fishës)

—————————–

Lindjen e tij Lezha e bekoi me mrekulli

Po vinte ylli që do të ndriçonte ndër breza,

Po vinte bekimtari i paqes në shqiptari,

Me të në vite lufte rilindjes i ndriti pena.

Po vinte Fishta zemërmal, me syrin shqiponjë,

Si për bekim me emër Gjergj e pagëzuan.

Pena e tij u bë diell në mbarë botën ndriçon,

E pishtarin e vargut të tij shekujt nuk e shuan.

Ish ai poeti, historian dhe mësuesi, prozatori,

Mbrojtës i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare,

Ishte deputeti i mençur dhe filozofi,

Shprehës i ideve demokratike atdhetare.

As monizmi nuk mundi veprat t’ia izolojë,

Me një dëshirë të gjitha fshehtas u lexuan.

Në demokraci veprat fluturuan dorë më dorë,

Shqipfolësit me penën e tij u ndrituan.

Bota e njohu mirë se sa herë atje ka ligjëruar,

Sa frymoi për atdhe dhe këndoi i përmalluar,

Si Homeri shqiptar e njohu bota ,si yll i pashuar,

Figura e tij për Çmimin Nobël u kandidua.

Mbeti tek ne si mendjendritur i kombit krenar,

Mbeti vepra e tij si busull e pagabuar orientimi.

Sa herë mjergulla në shtigje jete të na errësojë,

Do thërrasim Gjergj Fishtën këtë prijetar vëllazërimi.

/QendraPress/