Fryma poetike e së dielës me poeten;- Marjola SALATAJ

FAL
*****
Fal dhe kur të kanë vrarë
me fjalët furtunë si era.
Gabimet janë thjeshtë nxitime
Ku vetes i humbet vlera.
C’do kush gabon në jetë
jeta s’kalon vetëm vajë
Aty ku derdhet dashuria
Si dallgë deti, ka dhe fjalë.
Si ëngjëj e prekëm botën
u rritëm nga dashuria
Por jeta na ka treguar
Ku ka diell ka stuhira.
Koha ka shëruar plagë
Nga ato që dhembën fortë
Dielli ndodh dhe të verbon
Ndonëse është drita mbi tokë.
Ai (ajo) që i fletë shpirti
Fal edhe kur e kanë fyer.
Të jesh hyjnorë, s’është përulje
Ndonëse zemra, mbetet e thyer.
Falja s’është thjeshtë një fjalë
Është burim mirësie
Ajo dritë që të mungon
kur ke mungesë dashurie.
/QendraPress/