,.. Fragment i marrë nga ” Lulet e mollës” nga :Brixhilda DEDE

Pluhur i imët ndihej të ngrihej asfaltit teksa automjetet garonin në kursin e tyre.
Ndërsa, hapat e njerëzve aq të lehtë për shkak të këpucëve sportive, thuajse nuk ndiheshin fare.
Nga xhamat e trashë të dritareve prej metali qielli i mbrëmjes ngjante bojë mellani përzjerë në të kuqe të fshehtë, si një histori dashurie që nuk donte të dëgjohej.
Teksa rrëfehej ai rrënkonte vazhdimisht, ulur tonacionin e zërit .
Kishte humbur gjithçka, durimin ndaj sëmundjes që përparonte me hapa të shpejtë.
Durimin ndaj djalit të vetëm, hyrë thellë në lojrat e fatit.
Plagën e dhimbshme të humbjes së bashkëshortes.
Dhe ja ku erdhi ajo,.. në një kohë krejt të papërshtatshme, si drita mes errësirës!
Të flasësh se kjo dashuri do të frymojë është çmenduri!!
Po operacioni, a do të dalë me sukses!
Të gjitha duket se kanë ngelur në mes ashtu si gjurmët e kohës .
Por, ajo ishte aq e guximshme, aq shpresëdhënëse sa ç’ do mozaik të jetës e ndërtonte me bindje të plotë e vendosmëri.
=Brenda vetes, ndiente se ishte ngatërruar keq.
Të shpëtosh nga duart e një poeteje, nuk është e lehtë!
Mjekimet e vazhdueshme nuk po përmirësonin gjendjen shëndetsore.
I mbytur në dëshpërim, vendosi të ndërpresë terapinë lënë veten në duart e fatit.
Atë, jo,..ajo ishte aq e ngrohtë, aq e afërt sa ju bë prekje shpirti.
Shpesh përsëriste se e ndiente si gjysmën e tij, sikur njiheshin prej kohësh.
Tashmë, ..për histori të tilla, tepër vonë!
Si hënë e re shfaqej historia e tyre netëve të gjatë ku bisedat merrnin zjarr dhënë natës dritë nga shpirti i tyre i bardhë.
Një përse!= mbetej pezull në ajër.
Një e nesërme ndryshe nga të tjerat bëhej arsyeja e një zgjimi ngjyrë vjollcë.
Një dëshirë për një ëndërr të pajetuar.
Po, mosha!
Cila moshë!= ajo as që e kishte përmendur ndonjëherë.
Mjaftonte shpirti, që si dritë ndriçonte mendimet e saj të heshtura.
Ata kuptoheshin edhe pa folur, edhe kur heshtja i mbulonte në mendime, projektuar të nesërmen.
Tani më kishte një arsye, një shpresë më tepër për jetën, një shkak.
E shkuara ndodhej larg, nuk mbetej kohë e kronometër për të.
Brenda tij, diçka e bukur po ndodhte!
Asnjëherë nuk e kishte shkuar ndërmend se do të shërohejj pa kuruar.
Kjo, nuk ishte e vetmja fitore!
Krahëve të saj kishte gjetur qetësinë shpirtërore.
Të luftosh për jetën është fitore!
Të kesh dikë që kujdeset për ty, është lumturi.
Të ndryshosh rahjet e zemrës në impulse të ndjeshme, është rilindje.
Njeriu gjenetikisht e ka këtë prioritet kur ka një arsye!
Zhurmat e jashtme vinin të dobëta nga oborri i shtëpisë sa dhe tingujt e jehonës së përvojtshme.
Mjafton shumë pak për të qenë i lumtur pëshpëriti ajo, mbështjellë dorën e tij të bardhë e pakëz të ftohtë mes duarve të saj të brishtë.
Mjafton një grimcë dashurie për ti dhënë kuptim jetës ja kthehu ai mbështetur kokën supit të saj.
Lulet e mollës çukisnin dritares, si të donin të dëshmonin ndjeshmërinë e prekjes.
,.. fragment i marrë nga ” Lulet e mollës”
/QendraPress/