Çaste poetike me poeten;-Vjollca ALIAJ

Nën një vorbull të ëmbël

—————————————

Imazhe të thyera të kohës së largët

lodrojnë nëpër qiell,

Kujtime blu…, si rreshtat e letrave të nisura fundjavave,

me aromë dehëse të buzëve,

mes palosjeve.

Letra

Të bardha…, si kjo re, shkon e shuhet malit,

tërhiqet në paqe,

duke më lënë të prehem,

nën tundim të të pashprehurave fjalë, vërtitur e vërtitur…

Mbi këta gurë të bregut ulem.

Para meje vetëm deti,

Letra,

Të bardha…., si valët vinë e venë, çmendurisht bukur,

duke më lënë të prehem,

nën tundim të mallit të shikimeve, shkurtues kilometrash

Imazhe të thyera të kohës së largët,

nën një vorbull të ëmbël,

më bëhen prekje,

duke më kujtuar se Dashuria nuk vdes…

Vjollca Aliaj

/QendraPress/