Çaste poetike me poeten;- Sanie Tushi RROKAJ  .

Kur ndizet dritë në shpresën e lumturisë.

————————————————

I bukur tetor muaji poetit

me ngjyrat e argjenda

dhe fjango rozë

me gjethet që bien si qylym me ngjyra

Qëndisur me arë në çdo stinë që shkonë .

Ehh.. sa gra e vajza

në koridoret e spitaleve

Sa përfunojnë në djepin e mërzisë

Sa thurin ëndërra në kështjellën e jetës

Kur ndizet dritë në shpresën e lumturisë.

Sa ëndrra në lëndina të mbushura me gjethe

Ku ngjyra e argjend mbulon gjithçka

Ku heshtja fle mbi valët detit

Aty ku gjëjnë forcën

të dashurat gra !

Dhe kur retë kanë mbuluar

prehrin e lumturisë

Shpresa rri zgjuar

në këngë dhe ledhatime

Aty do gjeni forcën dhe besimin

Aty do gjeni dritë dhe mijra shkëlqime

Tetori rozë qoftë pa dhimbje

Poeti me vargjet penën si margaritarë

përballu me bukurinë e vjeshtës mes gjetheve të arta

Dallgët e detit flasin me dashurinë fjalë

Ndalni tek stacioni i shpresës

Shpresa asnjëherë nuk vdesë

Forca është udhëtim jete

Kur pikon e bie vesë

E pa ecur përmbi dallgë

Gruaja është forcë në jetë

Është diell që nuk venitet

Dhe në humbje zgjon një shpresë.

Sanie Tushi Rrokaj .

/QendraPress/