Çaste poetike me poeten;-Merita Shefqet ABAZI

DUA TË TË HARROJ
——————————
Djalli dhe engjulli m’u mbështjollën rreth koracës
Vullkani n’zgjim ma hodhi llavën
Unë grafulloj orë e çast , digjem,
Më thotë djalli HARRO, HARRO
Engjëlli pëshpërit, dashuria nuk harrohet.
Therja më përshkon trupin
Dua qetësinë, harresën,
Dua…të të harroj, dua,
T’ia shkul shkëmbit copën e zemrës
Lisit pjesën e rrënjës
Lumit ujin në rrjedhë,
Dua të të harroj,
si dheu mua
Qiparisi i mbirë rritet me mollën e bardhë
Dielli do ta ledhatojë,
Dashurinë që jetëson e përmbys,
Atë që djeg si rufe, e bën hi
E hirin e ngjall përsëri
Dua të të harroj..!
/QendraPress/