Çaste poetike  me poeten:- Fitnete Bashota KRASNIQI

TOKA IME

—————————

Toka ime si rrugë shpirti m’foli

E friksuar

E tronditur

Nga hapat e mi të ngadalshëm

e të zhavrritur.

Ajo më buzëqeshi

më dhuroi lulet e livadheve

erën e bahçeve- misër e grurë

ma mbushi prehërin e shpirtit plot thane

e kulumrie,

që i kam ngrënë nga ajo dikur.

Ajo m’foli me dashuri,

më njohu nga fjongat e flokëve të rinisë’

më njohu nga buzëqeshja e pastër e padjallëzisë.

Ajo më mbështolli në gjirin e saj ne dashuri,

ajo qau bashkë me mua,

i thamë njëra -tjetrës sa shumë kemi ndryshu’

Asaj bari, ferrat, shtigjet ia kishin mbulu

na kishin mplakur vitet- bashkë me mu .,

/QendraPress/