Fryma poetike e së mërkurës me poeten:-Qaze Demko MYFTARAGO

JETA ËSHTË NJË LIBËR
———————————–
Jeta është një libër,faqe pa numër,
disa me diell ,e disa me lumër.
Disa me lot që njomin kujtimet,
disa me gëzim që ndritin zemrën time.
Në faqet e para lindim si dritē,
pa ditur ç’është dhimbja,as frika.
Në faqet pas shkruajmë me duar,
Dashuri,zgënjim, rrugë të gjata,të tuat.
Disa faqe i grisim me lot,
disa i mbajmë si shenjë për mot.
Sepse çdo plagë,çdo ëndërr e vrarë,
është kapitull që s’të mund të
harrohet,zemra ësht vrar.
Dhe kur libri mbyllet ne fund,
s ‘e merr as pasuri, as dhimbje ,as mund.
Vetëm kujtimet që lë pas si drit,
mbetën fjalët e fundit në
jetën tënde të shkruar ne shpirt.
/QendraPress/