Çaste poetike me poeten:-Mirlinda Latifi

Njerëz të pa ngopur
———————————
Njerëz të pa ngopur, pa kufi
me zemra ftohta, pa dashuri
në çdo gëzim shohin fitim
në çdo buzëqeshje – mashtrim.
Pasurinë ndjekin ditë e natë
harrojnë shpirtin, bëhen baltë
duan fron, duan lavd
por shpirti s’blihet me asnjë gradë.
Sytë i kanë me lakmi
gojën plot me hipokrizi
flasin butë, mendojnë helm
janë si zjarri që të djeg.
Kur vjen ora, rrjedh jeta shkurt
ç’kanë mbledhur, mbetet pluhur
veç një gjë nuk e kuptuan dot
nuk ngopet shpirti me gjepin plot.
M.L
/QendraPress/