Ata që nuk vdesin kurr – Shkruan; Zafir Berisha
Para 22 vitesh, duke u kthyer nga një takim në SH.P të UÇK-së në Kleçkë, ku ishte me detyra të veçanta, me 15.08.1998 në udhëkryqin e fshatit Nashec bie në pritë të forcave serbe Kom. Remzi Ademaj-Petriti, kurse plagosen rëndë Shukri Quni e Sami Saitaj-Shqiponja.
Xhevet Berisha që ishte në shoqërim të Kom.Petritit, me luftë e shpërthen pritën e trefishtë, duke marrë me vete njërin nga të plagosurit rënd Shukriun, të cilin e sjellë deri në Zonën e lirë të UÇK-së.
Xhevati nga fushëbeteja largohet me brengën se përpos Petritit ka mbet i vrarë edhe ‘Shqiponja’, i cili ishte plagosur rëndë ku me ndihmën e fshatarve të fshatit Nashec, Kobaj dhe Vlashnje në mëngjesin e 16.08.1998 sillet në spitalin ushtarakë në Malësi të
Vrrinit bashkë me trupin e pajetë të kom. Petritit i cili u varros me nderime të larta ushtarake.
Remziu ra për të mos vdekur kurrë në momentet vendimtare për UÇK-në, kur ishte duke u bërë transformimi i ushtrisë nga Njësite dhe Shtabe Lokale në Brigada dhe Zona Operatve.
Ne bashkëluftetarët e kom Remzi Ademajt-Petriti humbjen e tij e shëndruam në forcë dhe luftën për lirin e Kosovës e vazhduam me shumë beteja e aksione deri me 12 qershor 1999 ku përfundimisht okupatori serbo-sllavë dhe argatët e tyre kapitulluan dhe Kosova filloj të frymoi lirishtë.
-————————————————————-
Biografia e Remzi Ademaj që mbante nofkën luftarake Petrit Kodra!
Remzi Ademaj u lind me 3 qershor 1952 në fshatin Zhur te Prizrenit.Remzi Ademaj ishte dhe do të mbetet njëri ndër patriotët ,ideologët, luftëtarët dhe komandantët më të shquar ne mbare Kosoven.
Është i njohur me nofkën e luftës “Komandant Petrit Kodra”.
Për të siguruar eksistencën e familjes mori rrugën e mërgimit. Me veprimtari politike – patriotike aktivisht filloi të merret nga viti 1979. Në Shtutgard te Gjermanisë bie në kontakt me vëllezërit Gërvalla dhe patriotin Kadri Zeka, nga të cilët edhe më shumë u brumos me ide patriotike-kombëtare.Por vrasja e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës do të jetë një ngjarje e errët për të,por ajo ngjarje do të jetë për Remziun shtim i urrejtjes së mëtutjeshme ndaj regjimit serb.
Aktiviteti i tij patriotik u hetua nga bashkpunëtoret e UDB-së jugosllave dhe ai me 11 dhjetor 1985 arrestohet nga policia italiane, e cila pastaj ia dorezoi policies jugosllave. Nga gjykata e instaluar serbe në Kosovë, ai dënohet me 6 vite burgim të rëndë, të cilin e vuajti në burgjet e Lepogllavës, Gospiqit dhe të Stara Gradishes në Kroaci.Pas vuajtjes së dënimit ai nuk e ndali aktivitetin e vet patriotiko – kombëtar, perkundrazi veproi edhe më me perkushtim.
Ai përsëri burgoset dhe dënohet me 3 vite e gjysëm heqje lirie. Përkunder se ndjeket nga sigurimi shtetëror serb i kohës (1990 – 1998) ai ishte shumë aktiv në të mirë të çështjes kombëtare dhe ishte vëne ne ballet e proceseve progresive te cilat po zhvilloheshin aso kohe siç ishte formimi i partive politike shqipëtare në Kosovë, organizimi i strukurave paralele të shqiptarëve të Kosovës e të ngjashme.
Ishte nismëtari kryesor për formimin e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Nena Terëzë” në Zhur. Themeluesi i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Zhur, themelues i Shoqatës kundër Analfabetizmit në Zhur, Këshillit të Hipokratit në Zhur etj. Remzi Ademaj dha kontribut të çmuar edhe në mbijetesën e arsimit dhe shkollës shqipe në Zhur dhe lokalitet ne vitet 1990 – 1998, pikërisht në kohën kur Serbia u angazhua për çbërjen e saj, ai nuk hezitonte që të ndihmonte Këshillin për Financim të Zhurit në mbledhjen (grumbullimin) e mjeteve materiale për kompenzimin e pagave të punëtorëve arsimorë të Zhurit dhe lokalitetit. Remzi Ademaj ishte njeri i fjalës, i aksionit, humanist, i drejtë, arsimdashës dhe mbi të gjitha ishte vizionar, trim dhe sypatrembur.
E deshti artin letrar, muzikor, sportin etj. Nën udhëheqjen e tij, u përgatit dhe u shfaq drama “Procesi” e Jusuf Gërvallës, ai gjithashtu shkroi edhe dramën „Hana“. Remzi Ademaj forcave çlirimtare i’u bashkua që në ditët e para të formimit të njësiteve të tyre.
Ai më 4 korrik 1998 emërohet në detyrën e Komandantit të Shtabit Lokal të UÇK-së për Prizren. Nën udhëheqjen e Komandant Petritit njësitet e UÇK-së, në rajonin e Prizrenit arritën me sukses të plotë të zbrapsin të gjitha sulmet e forcave serbe dhe të dalin fitimtarë në shumë beteja, njëra ndër këto beteja ishte ajo e datës 7 korrik 1998 tek vend i quajtur “Laku i Billushës” dhe beteja e zhvilluar më daten 16 korrik 1998 e zhvilluar ne tri pikat : Tusuz, te Kullla e Hoqës dhe Billushë. Me rastin e ristrukturimit të UÇK-së ai thirret nga Shtabi i Pergjithshëm i UÇK-së më 14 gusht 1998 në Kleçkë, për të marrë detyra të reja.
Ai emërohet Komandant i parë i Zonës Operative të Pashtrikut. Rrugës duke u kthyer nga Kleçka, gjatë një lufte të pabarabartë por tinanike, në fshatin Nashec, ai bie heroikisht në altarin e lirisë ( 15 gusht 1998). Me nderime te larta ushtarake, trupi i tij varroset ne fshatin Malësi e Vërrinit (Lybeqevë) me 16 gusht 1998.
Pas përfundimit të Luftës, ai rivarroset në Varrezat e Dëshmorëve në fshatin Landovicë të Prizrenit .
LAVDI HEROIT REMZI ADEMAJ-PETRITI DHE GJITHË ATYRE QË U FLIJUAN PËR KOSOVË!