Fryma poetike  e së dielës me poeten;-Anila TOTO

Një çast

———————

Kush është përvëluar nga dhimbja

ka frikë t’i afrohet gëzimit.

Asaj pikle uji aty në shkretëtirë,

që rri si far pas zhgënjimit.

Pastaj e gjithë, por e gjithë bota

nis të turbullohet.

Për disa çaste me pak gëzim

sa njerëz pa faj lëndohen.

Pas dhimbjes, bie një heshtje

si gjendje e plotë dorëzimi.

Por ai çast i lumtur kyç në vetvete

miliona gjendje lëndimi.

/QendraPress/