Fryma poetike e së dielës me poeten;-Albina TREBICKA

Të kujtohet kur ike?!
————————————–
…takohemi të dielë më the
dhe prita çdo të dielë të vije,
por papritur e diela m’u fsheh
dhe nga e shtuna…e hëna vinte.
Të gjitha ditët takohen me netët
pa u fshehur e gënjyer asnjëherë
Orët zgjojnë pritjet e trembura
e përqafohen në shi dhe
në erë
Por ti e harrove takimin e të dielës,
prandaj e diela u fsheh nga turpi
ndoshta pendimi të ndali një çast
…shpirtgrisur premtimi s’di ku humbi.
/QendraPress/