Fryma poetike e së dielës me poeten;-Mim MARJANAKU

Ndonjëherë
—————————-
Sa shumë “ndonjëherë”,
sa shpesh “ndonjëherë”.
Lodhem — ndonjëherë.
Shplodhem — ndonjëherë.
Ndonjëherë s’kuptoj,
ndonjëherë s’mendoj.
Dreq o punë!
Ndonjëherë duhet “asnjëherë”.
Por kjo ndodh rrallëherë,
gati asnjëherë.
M.M, 6 nëntor 2025
/QendraPress/