Krijimi i bazës së qartë legal për masat anti Covid, krijon një siguri tek bartësit dhe përgjegjësit e institucioneve shtetërore
Prof .Dr Mybera Mustafa ligjëruese,tani pas miratimit në Parlamentit për ligjin anti covid, shkruan;-“ Aprovimi i ligjit Anti covid nga ana e Parlamentit të Kosovës është një e mirë që i ka ndodh shtetit tonë në këtë kohë Pandemie Botërore.
Krijimi i bazës së qartë legal për masat anti Covid, krijon një siguri tek bartësit dhe përgjegjësit e institucioneve shtetërore, që me këtë rast ata të jenë më të vendosur në ekzekutimin e vendimeve qeveritare të bazuara në ligj.
Se a do të ndikojë ky ligj në zvogëlimin e rasteve të infekcionit, unë besoj se është vështir të thuhet, sepse sipas mendimit tim niveli i vetëdijës qytetare, ka qenë dhe do të mbetet top njëshi, për luftim të infektimit me Covid-19.
Kampanjat promovuese edukative, për promovim të masave parandaluese dhe sqarim të pasojave të mundëshme në rast infekcioni, mendoj se nëse kishin me u transmetuar në vazhdimsi në media, do të kishin ndikuar në masë të madhe në ngritje të vetëdijes qytetare.
Mbajtja e maskave sidomos në kontakte direkte me persona të tjerë si dhe në vende të mbyllura, mbajtja e higjienës, e veqanërishtë mbajtja e distancës sociale, janë masa që duhet të shoqërojnë vetëdijen tonë pa pasur nevojë për detyrime, sepse tashti më çdo ditë po jemi dëshmitar se covid 19 po vret…!/qendrapress.com/