Çaste poetike me poeten:-Mimoza Panahori XHINDI

Padrejtësia

——————————-

Padrejtësia ecën nëpër rrugë,

me petkun e pushtetit…

Flet me zë të butë,

por mban në dorë thikën e interesit.

Ajo s’ka turp, s’ka ndjesi,

as shpirt, as zemër…

Padrejtësia godet të ndershmin,

që s’di të përkulet, që s’di të bëjë fall.

Të ndershmit s’kanë zë,

vetëm sy që flasin dhimbje…

Punojnë në heshtje,

mbjellin mirësi në çdo grimë toke e në çdo zemër.

Por bota u shpërblen me heshtje, me harresë,

Me dhimbje e I lē të pashpresë edhe për jetē .

Si të ishin hije, jo njerëz me shpirt e besë.

Padrejtësia s’vret me plumba

Vret me padrejtësi,me shpërfillje,

me fjalë boshe, me vendime pa arsye.

Por edhe pse rrëzohet, njeriu i ndershëm

Jetën e vazhdon ,në ato rrugë me gjemba

se e vërteta mund të vonojë, por kurrë s’humbet ..

Një ditë drejtësia do të vijë,

me hapa të ngadaltë, por të sigurt..

Dhe njeriu i ndershëm do të ngrihet,

pa frikë, i pastër si dritë burimi.

Se padrejtësia mund të mbretërojë për një stinë,

por e vërteta — ajo sundon përjetësisht në cdo individ ..

/QendraPress/