Çaste poetike me poeten:-Myrvete Haliti MORINA

DUHANPIRJA

—————————–

Kam filluar të pi duhan

Për çudi…

Më parë u thosha duhanpirësve:

“Lëre cigaren nëse mundesh, mos e pi”

Është shpenzim, është i dëmshëm…

Ata më arsyetoheshin:

Se aty po e gjejnë qetësinë

Disa e pëlqenin shijen –

E disa për “hijeshinë”

E vërtetë, disa e filluan cigaren të bëhen:

“Kinse unë jam zonjë a zotëri”

Disa thonë:” skam pasur çare –

Kam kaluar faza shkatërrimtare”

Se di arsyen pse – por tani

E fillova duhanin edhe unë

Shija, apo të përmendurat më lart…

Por e di që nga ata e kam një dallim

Unë nuk bëj me duhanin shumë shpenzim

Ngase e përdori në muaj, një paketim!

/QendraPress/