Fitoren e Shaqir Totaj mbrëmë e kanë festuar në formë madhështore Prizreni

                 Pas publikimit të fitores së Shaqir Totaj,se është fitues i garës së balotazhit . Prizreni, e ka shëndruar në formë madhështore, së pari brenda zyreve të PDK-së e pastaj  ku në këtë solemnitet ishte dhe kryetari i PDK-së Memli Krasniqi i cili në  sheshin Shadërvan ka uriuar  kryetarin Totaj,  dhe ka uriar  gjithë  Prizrenin për këtë fitore  historike.

Pastaj kryetari Shaqir Totaj,ka falenderuar të gjithë ata që i dhanë përkrahjen e plotë   dhe duke thënë  të falenderojë Prizren. Urime e na priftë e mbara me punë e dashni pa kushte për qytetin tonë. Sepse kjo fitore  është  fitore  edhe për të  gjithë ata që kanë  votuar për mu dhe  ata që  nuk kanë pasur mundësi të votojnë, Ne do  të jemi kryetar  për të gjithë juve tha  kryetari Totaj.

Me zurle tupana fishekzjarre këngë e valle flamuj festa ka vazhduar deri në orët e  vona. Kurse  fituesi Shaqir Totaj, pas  shpalljes së fitores shkoi na  Gjonaj  në  vendlindjen e prindërve të tij për të vazhduar  gëzimin e kësaj  fitore./QendraPress/