Fitoren Shaqir Totaj,ia uron kundërkandidati Artan Abrashi dhe opozitar të tjerë.

Pas shpalljes së fitores së Shaqir Totaj ,në një postim publik, Artan Abrashi ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë fushatës, duke theksuar se gara është zhvilluar me korrektësi dhe respekt për qytetarin
“Në këtë frymë, e uroj z. Shaqir Totaj për rezultatin dhe i dëshiroj sukses në detyrën e tij. Ne do të vazhdojmë të jemi pjesë aktive e zhvillimit të Prizrenit, me ide, energji dhe përkushtim, sepse dashuria për këtë qytet nuk mbaron me një proces zgjedhor – ajo vazhdon çdo ditë”, ka përfunduar Abrashi.
Kurse kryetarin Totaj e ka uruar edhe Zafir Berisha, pastaj Albulena Balja Halimaj nga NISMA si dhe Duda Balje e të tjerë./QendraPress/