Çaste poetike me poeten;-Miradije  GASHI

Një ditë në Gërmi

———————————

Dola në Gërmi të marr ajër si kurë,

por në kthim pashë qytetin, gaz makinash e zhurmë.

S’ngjante më si kryeqyteti dikur,

veç motorrada e minare me shumë.

Sheshi kryesor pa buzëqeshje,

iku larg rinia, boshllëk në heshtje.

Çdo hap më çonte në kujtimet e vjetra,

mall e nostalgji, më kaploi disi rrënqethja.

Prandaj ika në fshat,

më prisnin vëllezër e kushërinj,

dhe gjithmonë vendlindja të mbush me dashuri.

/QendraPress/