Çaste poetike me poeten;-Vera ISTREFAJ

Valle zemërimi

—————————

ç’është kjo valle e panjohur

e tërhequr nga zemërimi

Dale, dale në të folur

të ka vënë para tërbimi

Jepi hop një frymëmarrje

edhe fjalës pak mendim,

në do ti që në të ardhmen

të mos biesh në turpërim

/QendraPress/