Ramadani ngrit shqetësimin për përhapjen e lajmeve të rreme që sponsorizohen nga Rusia

Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani ka ngritur shqetësimin e përhapjes së lajmeve të rreme të cilat në mase të madhe po sponsorizohen nga  Rusia.

Ai ka bërë thirrje që

“’Doppelganger mediat’ e krijuara për përhapje të lajmeve të rrejshme. Duken si të vërteta, por janë të krijuara për të mashtruar e manipuluar publikun dhe për të përhapur lajme të rrejshme. Në masën më të madhe, janë të sponsorizuara nga Rusia”, ka shkruar Ramadani në rrjetin social “Facebook”.

Gjithë qëllimi sipas Ramadanit është të mos besohet tek institucione publike.

“Qëllimi kryesor i krijimit të tyre është konfuzioni, ndikimi politik në procese, rritja e mosbesimit publik në institucione. Verifikoni adresën e këtyre faqeve apo profileve, përmes URL”, përfundon shkrimin Ramadani.