Fryma poetike me poeten:-Manushaqe Hoxha LAÇI

Mungesë
———————–
Kur nata bie mbi qytetin e zbrazët
Dhe fryma ftohet në çdo kujtim
Më vjen në mendje si hije e largët
Një zë i butë mes errësirës me trishtim
Sytë i mbyll, por gjumi s’më zë
Kur pranë s’të kam, nata m’tradhton
Si flakë e zbehtë, që s’më ngroh më
Si mall, që zemrën ma pushton
Çdo hap që hedh më sjell kujtim
N’shpirt më mblidhet një mall i thellë
N’heshtje t’kërkoj me përkushtim
Por ti nuk je, e dhimbje më sjell
Netëve t’gjata tani s’më flet
As hapin tënd se ndjej të vij
Më zgjat mungesa krahë pa jetë
Por zemra të pret, gjithsesi
/QendraPress/