Fryma poetike me poeten:-Teuta SHAQIRAJ

Bota në sytë e mi

——————————

TË dua bota ime e vogël dhe e imët,

fashuar me lotin kripur,

të ëmbël e të qënit njëherësh,

me diellin e dashurinë e cunguar!

TË dua ty, zagushi e ditëve te mia,

ngjitesh e s’shqitesh kurmit tim ,

netëve të përgjumura pa ankim.

Peshon mbi shpatullat e rëna

me copëza kujtimesh të varfëra,

në duart e zbrazta,

ende ëndrra të palindura.

Ku je ti vetvetja,

e pazëshëmja , si heshtja,

me zgjime të vakta e dëshira të zbehta?

TË dua dhe ty ëndërra ime e parë,

me sytë e mëdhenj tej hapur,

nga çudia e kësaj bote të shplarë.

Mëmësi shterpë,

me lindje para kohe, vrarë .

Pjellë e shtratit virtual ,

e kohës martire,

me ahe habie,

me rrahje artificiale zemre.

Alibi e rremë.

Unë diellin e vërtetë, e fsheh,

e gjysmë hënën e mbaj në gji,

bota ime sa e vogël dhe e madhe,

nën këmbët e mia rri.

Virgjëreshë mbetet ajo pjesë e zemrës,

ku s’hyn njeri ,

një Mbretëreshë pa mbretëri.

/QendraPress/