Fryma poetike me poetin:-Luan SHEHI

ATJE TEJ ZOGË E VJESHTUAR
—————————————
Atje tejë zogë e vjeshtuar,
pyjesh heshtur…s’di përse,
ndoshta malli e ka kapluar,
mekur gjethesh aty me nge…
Gjethesh mekur diç kërkon,
pendë-lëshuar nën kujtime,
brengën humbur s’e harron,
kthyer pas ndër shtegëtime…
Eh, më kot shtërngatat pret,
mes stuhishë të ngrihet-ulet,
si murgeshë hiç më nuk flet,
peng vetmie…sërisht ngulet…
Atje tejë zogë e vjeshtuar,
terur brengash…s’pipëtinë,
ndoshta malli e ka kapluar,
gur kujtimi bart mbi shpinë…
/QendraPress/