Fryma poetike me poeten:-Shyrete DEMAJ

Cikël poetik.
———————-
Bashkë me muzgun,
bien copëza shpirti
errësirës së natës
shpërndahen dëshirat e ditës
Kujtimet e zbehta si pluhur yjesh
pushojnë mbi re zemre
Mbi xham të dritares
një ëndërr adoleshence
kish lënë gjurmë
ca puthje fosforeshente
Në stinën time, qenkam një gjethe
që s’dua të shkëputem
nga dega e fatit,
të bie me shiun e trishtimit
është e pashmangshme…
***
Shpeshherë
malli zbriste prej majë mali
me shu ejtjen në breg lumi,
lumi ishte rrjedha
që kalonte faqeve të mia
e malli ish kujtim,
imazhi yt
me një buzëqeshje të ëmbël
që ma ter fytin
për nji pikë lot,
përbij dhimbjet bashkë
me veten, se ti
më ishe vetja,
mollë e ndalueme…
***
Sa herë
të të dukem e vogël,
kthjellu!
Dhe kujto se…
unë jam GRUA
që posedoj
zjarrin,
ujin,
lindjen,
E ty,
të bëj frymë, të një frymëmarrje…
/QendraPress/