Çaste poetike me poeten;-Bruna THANASI

Shtojzëvallë.
———————-
Unë sa u ndava,nga buza jote.
Se di sërisht,pse ndiej mall
Hëna rrugën,ma zbukuronte
Si shtojzëvallë, përmbi kal.
Më vjen inat, e për të qarë.
Sa heré pas herë,ta them në sy
Si s’të njoha,kohë më parë
Një jetë që kemi, ta bënim dy.
Ti më afron kokën,e më puth ballin.
Më bën të ndihem,shtojzëvallë
Kështu me buzë, më fik ti mallin
Prandaj të them,je yll i rrallë. /QendraPress